Imami

Imami (Arabisht: إمام imām, shumës: أئمة aʼimmah; Persisht: امام Emam) është një pozitë prijësie në fenë Islame. Përdoret nga myslimanët suni për t'iu drejtuar në përgjithësi si titull atij që i prin adhurimeve në xhami. Në këtë vështrim, imami është ai që i prin namazit, shërben si prijës i bashkësisë dhe mundësojnë orientim fetar. Kësodore, për sunitë kushdo që studion themelet e shkencave fetare islame mund të bëhet imam.
Për myslimanët shi'itë, imami është një pozitë e pagabueshme dhe umetit pas Profetit. Shi'itë e vlerësojnë të përshtatshëm përdorimin e këtij titulli vetëm për anëtarët e trashëgimtarët e Ehli Bejtit, familjes së profetit Muhammed. Në Shi'izmin e 12 Imamllarëve, të pagabueshmit janë 14, 12 prej të cilëve janë imamllarë dhe i trembëdhjetti është Imam Mehdiu që do të shfaqet në fundin e kohërave.
Imamllarë synni
Tek synitët nuk ka imam të degës Islame siq kanë shiitët. Zakonisht nëpër hutbe udhëheqet nga ndonjë imam i emëruar. Në xhami, xhemati falen para imamit, ndërsa tek xhemati i femrave drejtohet nga imami (femër).
Imamllarë shiitë
Dymbëdhjetë imamllarë besojnë se ata janë pasues dhe pasardhës së profetit Muhammed.
Dymbëdhjetë imamllarë janë:
- Ali bin Ebi Talib (vdiq në Kufa më 661)
- Hasan ibn Ali (vdiq në Medine më 670)
- Hysein ibn Ali (vëllai i Hasanit; u vra në betejë në Qerbela më 680)
- Ali Zejn el-Abidin ibn Husejn (i biri i Hyseinit; vdiq më 694)
- Muhammed el-Bakir (vdiq në Medine më 734)
- Xhaferr es-Sadik (vdiq më 765)
- Musa el-Kazim (i biri i Xhaferrit; vdiq më 799),
- Ali er-Rida (vdiq më 818),
- Muhammed Xheuad et-Taki (u helmua nga gruaja e tij; vdiq më 835),
- Ali en-Naki (vdiq në Medine më 868),
- Hasan el-Askeri (vdiq më 874/875)
- Muhammad al-Mahdi al-Muntazar (Është zhdukur në Irak 879)
Shiko edhe
Referime
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.