Messenger

Messenger është sistem kompjuterik rrjetor i cili mundëson dërgimin dhe pranimin e drejtpërdrejtë të porosive, qofshin ato tekstuale, akustike, vizuale apo lloje të ndryshme të paketave informative dhe dokumenteve. Versionet e fundit të sistemeve të njohura për komunikim si MSN Messenger, Yahoo Messenger e disa tjera mundësojnë dhe administrimin e kompjuterit personal të bashkë komunikuesit, kuptohet me dhënie të lejes.

Historiku

Për krah mjeteve të tjera të komunikimit të drejtpërdrejtë në internet messenger-ët fituan ndaj konkurrentëve bazuar në disa elemente kyçe.

Ndër elementet kryesore të cilat ndikuan për t'u dalluar messenger-ët ofruan mundësinë e posedimit të dhomës private të diskutimit, ruajtjen e diskutimeve dhe privatësinë si dhe grumbullimin e bashkëbiseduesve.

Fillimi i messengerëve nuk dallonte shumë nga mjetet tjera publike të komunikimit (më i njohur mIRC-i), por më vonë kompanitë e mëdha u morën seriozisht me këto mjete komunikimi dhe i sofistikuan ato duke bërë dallime të pa krahasueshme.

Elementet e messenger-ëve

Në përgjithësi messenger-ët kanë funksione të njëjta, por prapë se prapë nuk janë të njëjtë dhe nuk i kanë të gjitha elementet e njëjta qofshin ato si sasi apo cilësi.

Në përgjithësi merrenger-ët ofrojnë :

- Komunikim tekstual
- Konferencë përmes komunikimit tekstual
- Komunikim akustik
- Konferencë përmes komunikimit akustik
- Komunikim vizual
- Konferencë përmes komunikimit vizual
- Transferim skedarësh
- Zhvillim të lojërave interaktive mes bashkëbiseduesve
- Mundësi administrimi të kompjuterit të bashkëbiseduesit
- Mundësi kombinimi të disa funksioneve dhe shfrytëzimi i tyre i përnjëhershëm (shembull: komunikim tekste, akustik dhe vizual përnjëherë, komunikim tekstual, akustik dhe zhvillim i lojës përnjëherë etj.)

Llojet e Messenger

Ndër messenger-ët më të njohur janë :

  • MSN Messenger
  • Yahoo Messenger
  • aMSN Alvaro's Messenger, ose Another MSN messenger clone. Linux,
  • Trillian
  • Gaim
  • Kopete për Unix
  • Miranda_IM
  • Fire për Macintosh
  • Adium X për Macintosh
  • Skype
  • Gmail

Shiko edhe


Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.