Pr-tech
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. |
pr-tech është një faqe e prezantuar në internet nga Misioni Pr-Tech një nismë, në nxitimin e ndërtimit dhe ringjalljes së trojeve Shqiptare në aspektin teknologjik, shkencor dhe kompjuterik.
Statusit në bazë të së cilit vepron misioni Pr-Tech thontë se bërthama e Pr-Tech është se njohuria duhet të jetë e hapur dhe e freskët. Pr-Tech e arrinë këtë duke e mundësuar publikimin e materialit dhe duke ofruar informim të freskët me perspektivë Shqiptare por me prapavijë ndërkombëtare.
Faqja ka disa hapësira si Informimi ku anëtarët paraqesin informata nga bota e informatikës, Sfida, Enckloedin e informatikës, pastaj faqen e Publikime ku anëtarët i publikojnë punimet dhe disa hapësira tjera.
Fleta e informimit në këtë faqe interneti gjendet në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe japonisht.
Rregullorja e punës
Rregullorja e punës së misionit parasheh disa kritere që i përmbushin kërkesat e një faqe profesionale. Në këtë rregullore janë të parapara disa veprime me të cilat sigurohet funksionimi dhe bashkëpunimi me faktorët që përputhen me kriteret që dalin nga statusi i misionit. Në ëtë rregullore janë paraparë veprimet me materiali kontribuues i cili lëshohet nën licencën Creative Commoons (Attribution ShareAlike) pastaj rregullorja rreth përfiimeve nga Pr-Tech ndër të tjer thotë se : Kontribuuesit nuk janë të detyruar të ndajnë përfitimet me anëtarët tjerë të Pr-Tech nëse përfitimet janë rezultat i punës së tyre.
Projektet (aplikacionet/sistemet/zhvillimet softuerike) e derivuara nga anëtarët e Pr-Tech licencohen në mënyrë të ndryshme nga materiali tjetër. Licenca e projektit caktohet nga anëtarët të cilët e themelojnë atë projekt, por ajo duhet të jetë e tipit Open Source. Pr-Tech nuk i detyron anëtarët të përhapin projektet falas por kërkon që kodi burimor i projektit të jetë i hapur.
Përjashtim janë projektet të cilat shërbehen nga vet faqja e Pr-Tech, si p.sh. Harta e Prishtinës. Kjo për arsye të sigurimit të sitit.
Projektet e shërbyera nga siti i Pr-Tech duhen të ofrojnë kompensime për resurset e përdorura dhe për përkrahje.
Projektet e tjera të ndërtuara nga Ekipi i Pr-Tech, si projekte vet-ekzistuese, mund të kenë çfarëdo karakteri. Projektet e tilla mund të kenë lidhje (Ang: interface) me material të ndryshëm në internet, duke përfshirë edhe Pr-Tech.
Përfitimet nga projektet që mund të shkarkohen apo ato që shërbehen nga siti i Pr-Tech, nuk duhen të ndahen me anëtarët tjerë të Pr-Tech. P.sh. nëse ndonjë anëtarë krijon softuerin për arkivim të skedave dhe e shet atë, anëtarët në Pr-Tech nuk përfitojnë nga puna e autorit. Vetëm autorët mund të kenë përfitime nga projektet e tyre përderisa kodi (në rastin e projekteve që shkarkohen) dhe çasja (në rastin e projekteve të shërbyera nga siti i Pr-Tech) janë falas dhe të hapura.
Po ashtu në rregulloren e këtij misioni janë të parapara edhe disa rregulla tjera që e bëjnë atë të hy në projekte profesionale me kodin e hapur (open source).
Informatat Teknike
Faqja është e dizajnuar në rezolucionin 1024x768 dhe është provuar me shtatë shfletues interneti Kjo faqe është testuar në shfletuesit: Mozilla 1.x;Mozilla FireFox 0.8 dhe 1.x, 1.5; Opera 7.23, 7.50;lynx 2.8.4; Netscape 7; Epiphany 1.x.x; Safari 1.2.3 (v125.9). Disa funksione të shfletuesit Internet Explorer nuk paraqiten i duhet. Sipas mbajtësve të faqes këto probleme dhe problemet me shfletuesin Netscape 4.x duhet të qëndrojnë në strukturën e programimit të këtyre shfletuesve.
Makina e Pr-Tech është e ndërtuar në PHP dhe MySQL dhe punon në server Apache. Përveç skriptës eksternale në javascript për hashimin MD5, asgjë në faqen e Pr-Tech-it nuk është nga burimet e huaja. Kjo makinë është krijuar nga zhvilluesit e Ekipi Pr-Tech punën e të cilëve e ka koordinuar Betim Deva
Komunikimi i anëtarëve bëhet në kanalin #pr-tech të irc.freenode.net. Ky kanal është i parashikuar për biseda të çfarëdoshme dhe është i hapur për të gjithë. Nuk ka censurë dhe rregullat e mirësjelljes në IRC aplikohen. Kanali është i hapur për tema të ndryshme. Për shkak të kohës së kufizuar ekziston mundësia që Ekipi i Pr-Tech-ut të mos jetë i pranishëm.
Mbrojtja e të dhënave të anëtarëve të misionit garantohet në bazë të rregullores e cila parasheh që të dhënat mbi përdoruesit të mbahen vetëm për qëllime të projektit dhe nuk i shpërndanë ato.
Bashkëpunimi i Misionit
Bashkëpunimi është i orientuar në bazë të qëllimit të Misionit, nxitimi, ndërtimi dhe ringjallja e trojeve Shqiptare në aspekt teknologjik, shkencor dhe kompjuterik. Pr-Tech tenton ti ngritë shtetet Shqiptare në nivel të duhur për te ekzistuar si konkurrencë serioze në tregun e sotëm teknologjik, duke filluar me Evropë Jug-Lindore.
Në këtë koncept anëtarët e pr-tech bashkëpunojnë me Firefox, Rrjeta.net, Alb-Shkenca, AlbaLinux dhe Wikipedian
Lidhje të jashtme
- pr-tech - Faqja zyrtare
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.
