NASA

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane shkurt AKAH, (anglisht: National Aeronautics and Space Administration, NASA) u themelua në vitin 1958, është agjencia përgjegjëse për programe hapësinore publike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fondi i saj vjetor për vitin 2007 kapi shumën prej 16.8 miliardë dollarësh. Ajo është gjithashtu përgjegjëse për kërkime afatgjata aerohapësinore civile dhe ushtarake. AKAH dallohet nga organizata evropiane hapësinore AHE, detyrë e së cilës është vetëm bashkërenditja e projekteve hapësinore në shërbimin civil të studim-kërkimit të hapësirës.
Shtysa e AKAH-s është shprehja latine ad astra per aspera, që do të thotë: tek yjet nëpër vështirësi.
Historia
Gara hapësinore
Me 4 tetor 1957 rusët arritën për herë të parë në historinë e njerëzimit të lëshojnë në gjithësi satelitin e parë, të quajtur "Sputnik". Kjo risi botërore tërhoqi menjeherë edhe vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët nga ana e tyre iu kthyen përpjekjeve të tyre hapsinore që ishte ende foshnjë. Kongresi i SH.B.A-së i alarmuar nga kërcënimi i ndjerë i sigurisë së SH.B.A-së dhe udhëheqja teknologjike (e njohur si Sputnik Shock - Tronditja Sputnikore), nxitoi menjëherë dhe veproi shpejt; presidenti Dwight D. Eisenhower dhe këshilltarët e tij vendosën masa dhe hapa më të matura. Pas disa muaj debatesh u arrit marreveshja se nevoitej një agjensi federale të drejtonte të gjitha veprimtaritë joushtarake në hapësirë.
Me 26 korrik 1958, presidenti Eisenhower (Ajzenhauer) shënoi Aktin Kombëtar Aeronautik dhe Hapsinor (National Aeronautics and Space Act) duke themeluar Administratën Kombëtare Aeronautike dhe Hapsinore (AKAH) - National Aeronautics and Space Administration (NASA).
Programi Apollo
Misione të tjera të mëparshme
E ardhmja e AKAH-s
Misionet fluturuese hapësinore të AKAH-s
Fluturimet hapësinore njerzore
Misionet hapësinore robotike
- 1973-Pioneer 10 ishte sonda e parë e cila e kaloi rripin e asteroidëve midis marsit dhe Jupiterit.
- 1976-Viking 1 dhe 2 ishin sondat e para që bënë kërkimin e jetës në mars.
- 1974-Mariner 10 ishte sonda e parë dhe e vetme që iu afrua Mërkurit.
- 1986-Giotto ishte sonda e parë që bëri fotografimin e bërthamës së një komete.
- 1991-Galileo ishte sonda e parë e cila bëri fotografi të afërta të asteroidit Gaspra.
Lista e administratorëve të AKAH-s
- T. Keith Glennan (1958–1961)
- James E. Webb (1961–1968)
- Thomas O. Paine (1969–1970)
- James C. Fletcher (1971–1977)
- Robert A. Frosch (1977–1981)
- James M. Beggs (1981–1985)
- James C. Fletcher (1986–1989)
- Richard H. Truly (1989–1992)
- Daniel S. Goldin (1992–2001)
- Sean O'Keefe (2001–2005)
- Michael D. Griffin (2005–2009)
- Charles Bolden (2009–)
Lidhje të jashtme
Shiko edhe
- Gara hapsinore
- Programi Apollo
- Programi Prometeus
- Agjencia Hapësinore Evropiane
- Raketa
- Sistemi Vëzhgues Tokësor
Referimet
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.