Operator IRC

Një operator IRC (shpesh shkurtim i IRCop ose oper) është një përdorues në rrjetin Internet Relay Chat ku ka akses të privilegjuar. Operatorët IRC kanë si detyrë të përforcojnë rregullat e rrjetit, dhe në shumë raste, të përmirësojnë rrjetin në shumë zona. Autorizimet e disponueshme të një  operatori IRC variojnë bazuar në përdorimin e software-it të serverit dhe konfigurimit të serverit.

Operatorët IRC ndahen në operatorë lokal dhe global. Operatorë e parë janë të kufizuar nga serveri (serverët), në të cilin kanë akses të specifikuar; Gjithësesi, operatorët global mund të ndërmarrin veprime që ndikojnë te të gjithë përdoruesit e rrjetit. Në mënyrë që të kryejnë detyrat e tyre, operatorët IRC zakonisht kanë këto aftësi:

  • Ndajnë përdoruesit me forcë (Kill)
  • Ndalojnë (K-line ose G-line) përdoruesit
  • Ndryshojnë rutimin e rrjetit duke shkëputur ose lidhur serverat

Tradicionalisht, një list operatorësh në një server të veçantë gjendet në MOTD, ose nëpërmjet komandës /stats o [servername]. Një përdorues mund të bëhet operator duke dërguar komandën /oper në serverin irc server ku ai ose ajo përdor një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim si parametër, të cilët i ka zgjedhur paraprakisht. Komanda funksionon vetëm për serverin, i cili ka  O-line e duhur në dokumentin e tij  IRCd të konfiguruar. Adresa IP nga e cila përdoruesi operon, gjithashtu duhet të bashkangjitet me një të paracaktuar, si një shtresë shtesë sigurie për të shmangur veprimet e përdoruesve të paautrizuar nëse kanë thyer fjalëkalimin e operatorit.

Llojet e Operatorëve

Në shumë rrjete IRC, IRCops kanë lloje. Këto grada shpesh varen nga përdorimi i softwarit IRCd, megjithatë disa nivele specifike aksesi mbesin të pandryshuara përgjatë ndryshimeve:

Operator Local

Operatori Local (LocOp) është më i ulëti në nivelin e aksesit të operatorit. LocOp ka një kontroll minimal jashtë një rrjeti, dhe zakonisht ka aftësinë të vrasë (kill[1]) (shkëpus) njerëzit nga serveri ose fuknsionuesi lokal K-lines (serveri ndalimit).

Operator Global

Operator global (GlobOp) është i ngjashëm me LocOp dhe ka kontroll mbi të gjithë rrjetin e serverave, si kundërshti ndaj një serveri të vetëm. GlobOps mund të ekzekutoj G-lines ose AKills (rrjeti i gjerë i pengesave) dhe përdoruesit Shun mbi një rrjet të tërë.

Administrator Shërbimi

Njohur shkurtimisht si SA, ky lloj administruesi ka akses mbi pothuajse cdo komandë në një rrjet IRC. Zakonisht një SA ka aftësinë të përdorë komandat /sa*. Komandat /sa* do të vendosin mënyrën e kanalizimit nga vetë serveri, duke ia bërë përdoruesit normal të pamundur të shikojnë se kush i ndryshoi mënyrat.

Administrator Rrjeti

Administratori rrjetit[2] (NetAdmin) ka nivelin më të lartë të aksesimit në një rrjet. Në shumë raste, themeluesi i rrjetit është netadmin. Rrjetet mundet, gjithësesi, të kenë disa netadmina - veçanërisht rrjetet me popullim të lartë.

Llojet e Bllokimit

Një IRCop me privilegje mjaftueshëm, mund t'i japi një bllokim (ban) përdoruesit të padëshirueshëm. Llojet  e bllokimit kategorizohen më poshtë:

K-line

G-line

Z-line

GZ-line

D-line

Shiko tjetër

Referime

  1. ^ cite_ref-1 User management commands
  2. ^ cite_ref-2 Administrues i rrjetit

Lidhje të jashtme

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.