Pergamena

Përpunimi i pergamenës, më 1568

Pergamenti është material për shkrim, është zbuluar për herë të parë në qytetin e vogël Pergamon (sot Bergama), të Azisë së Vogël. Prodhimi i pergamentit filloi në shekullin e II-të p.e.r. në Pergamon, si zavendësim i papirusit, kur importimin nga Egjipti e ndaloi faraoni Ptolomej Filadelf, me qëllim ta ndalojë zhvillimin e mëtejmë të bibliotekës në Pergamon. Sot pergamenti përdoret vetëm për shkrimin e dokumenteve të rëndësishme, mirënjohjeve dhe diplomave, për veshje të kopertinave (lidhje me pergament). Janë të njohura edhe imitimet e pergamentit, ku nga pamja e jashtme dhe nga vetitë e tjera nuk dallon shumë nga origjinali.

Përpunimi

Përgatitja e e lëkurës në rmain e drurit

Përfitohet me përpunimin e lëkurave të kafshëve, kryesisht deleve të reja, dhive, gomarëve, viçave, por edhe gjarprinjëve. Procesi i përpunimit është i thjeshtë. Nga lëkura e kafshëve tërhiqen qimet, pastaj pastrohet. Lëkura e lagur pastaj ngjitet në rama druri në të cilët thahet. Pastaj fillon faza tjetër e gdhendjes me rërë vullkanike dhe në fund bëhet lëmimi me eshtra apo me gurë të lëmuar. Pergamenti sa më e hollë që të jetë është më i vlefshëm. Faza përfundimtare është zhytja e lëkurës së hekurosur në vaj, dhe terja e vajit me qëllim që pergamenti ta fitojë elasticitetin e duhur.

Pergamenti sot

Një hartë franceze e vitit 1627 në pergamen
Një hartë franceze e vitit 1627 në pergamen

Pergamenti përdoret edhe sot, sidomos për shënime solemne të aktiviteteve të ndryshme, siç janë: mirënjohjet, çmimet, marëveshjet e të ngjajshme (Paqja e Versajës, Karta e OKB, Çmimi Nobel, etj.).

Dokumente në pergamen në Kosovë

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është i shkruar në pergamen.

Shih edhe këtë

Lidhjet e jashtme

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.