Stine
Ky biografike u shkruajt si një CV. |
Stine | |
|---|---|
| Lindi | Ernest Duka 29 janar 1981 (45 vjeç)[1] |
| Profesionet | Këngëtar, autor këngësh, producent muzikor |
| Vitet aktive | 1997–sot |
| Bashkëshorti/ja | Grazia |
| Karriera muzikore | |
| Zhanret | Pop; R&B |
| Labeli | Stine Records |
Ernest Duka (lindur më 29 janar 1981), i njohur profesionalisht si Stine, është këngëtar, tekstshkrues dhe producent muzikor shqiptar. Ai është aktiv në industrinë muzikore shqiptare që nga fundi i viteve 90'.
Jeta e hershme
Duka ka lindur në Dibër, Shqipëri. Që në fëmijëri tregoi interes për muzikën dhe kërcimin dhe ndoqi shkollë fillore muzike për piano deri në klasën e shtatë, përpara se të vazhdonte në një shkollë tjetër. Gjatë viteve të shkollës u mor gjithashtu me kërcim hip-hop.[1]
Në fund të viteve ’90 filloi të shkruante muzikë. Një nga krijimet e tij të para, e realizuar gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri, u interpretua në festivalin e shkollave të mesme “Rin-Fest”, i mbajtur te Piramida në Tiranë. Ai eksperimentonte me kompozim edhe në shtëpi, duke përdorur tastierë dhe pajisje të thjeshta regjistrimi.[1]
Duka kaloi një pjesë të adoleshencës në Gjermani, ku mësoi gjuhën dhe mori pjesë në aktivitete artistike, përfshirë konkurse vallëzimi, përpara se të rikthehej në Shqipëri.[1][2]
Karriera
Stine u shfaq për herë të parë në skenën muzikore shqiptare në vitin 1997 si pjesë e grupit ETB 57. Në vitin 1999 mori pjesë në festivalin Vera Fest, ku grupi fitoi çmimin e parë. Gjatë qëndrimit në Gjermani vazhdoi të merrej me muzikë dhe kërcim dhe ka deklaruar se është vlerësuar në konkurse lokale, eksperienca që ai i ka cilësuar të rëndësishme për formimin e tij artistik.[3]
Pas rikthimit në Shqipëri, Stine mori pjesë në edicionin e parë të festivalit televiziv Top Fest në vitin 2004, në bashkëpunim me ABI-N (Abigena Levanaj) me këngën “Lady Lady”, duke fituar çmimin e parë. Në prill 2006 mori pjesë në Top Fest 3 me këngën “Ishe Ti”, ku fitoi Çmimin e Internetit.[3][4][5]
Ai është themelues i studios muzikore Stine Records, me seli në Tiranë, ku prodhon materiale të tija muzikote dhe bashkëpunon me artistë të tjerë.[3]
Në dhjetor 2025, Stine iu bashkua si banor sezonit të pestë të spektaklit televiziv Big Brother VIP Albania, i transmetuar në Top Channel.[6]
Jeta personale
Stine jeton në Tiranë, ku operon edhe studion e tij Stine Records. Ai ka tre motra dhe një vëlla që jetojnë në Gjermani.[7] Ai është i martuar me këngëtaren Grazia, me të cilën ka një vajzë.[8]
Referime
- ^ a b c d e "Stine Biography". Teksteshqip. Marrë më 7 janar 2026.
- ^ cite_ref-2 "Cfarë do të bëhej Stine nëse nuk do të ishte këngëtar". Koha Jonë. 24 nëntor 2021. Marrë më 7 janar 2026.
- ^ a b c "Intervistë me Stine (Nesti Duka)". Rruga e Arbërit. 5 shtator 2017. Marrë më 7 janar 2026.
- ^ cite_ref-4 "Video: Fituesi i edicionit të parë të "Top Fest", Stine rikthehet në ekran". Ora News. 21 dhjetor 2025. Marrë më 7 janar 2026.
- ^ cite_ref-5 "Stine". Top Awards. Top Channel. Marrë më 7 janar 2026.
- ^ cite_ref-6 "Fituesi i edicionit të parë të "Top Fest", Stine rikthehet në Top Channel për t'u bërë pjesë e Big Brother VIP 5". Top Channel. 21 dhjetor 2025. Marrë më 7 janar 2026.
- ^ cite_ref-7 "Stine dhe Alida flasin hapur: çfarë nuk pëlqejnë tek njëri-tjetri dhe çfarë ndodh në një sherr me Grazian". ABC News Albania. 11 janar 2025. Marrë më 7 janar 2026.
- ^ cite_ref-8 ""E njoha kur isha 17 vjeçe" – Partnerja e Stines rrëfen për herë të parë historinë 13-vjeçare me këngëtarin". Panorama Plus. 21 nëntor 2021. Marrë më 7 janar 2026.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.