Top Channel

Top Channel
LlojiTelevizion privat kombëtar
ShtetiShqipëri
Zona e transmetimitShqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
RrjetiDigitAlb
SeliaRruga “17 Nëntori”, nr. 20, Mëzez-Kodër, Kashar, Tiranë
Programimi
GjuhaShqip
Formati i figurës576i (SDTV 16:9)
1080i (HDTV 16:9)
Pronësia
PronariFamilja Hoxha
Kompania amëTop Media
Njerëzit kyçLori Hoxha (kryeshefe ekzekutive)
Kanalet simotraTop News
Top Albania Radio
Historia
Themeluar2000 (2000)
30 korrik 2001 (2001-07-30)
Nisur20 dhjetor 2001 (2001-12-20)
ThemeluesiDritan Hoxha
Lidhjet
Faqja në internetwww.top-channel.tv
Disponueshmëria
Tokësor
ShqipëriAnaloge/digjitale
Streaming media
DigitAlb2

Top Channel (shqiptuar "top ÇEN-ëll") është një televizion kombëtar privat shqiptar i themeluar më 30 korrik 2001 me seli në Tiranë. Si pjesë e grupit Top Media, ai është kanali themelor i platformës DigitAlb.[1] Ai ofron program gjeneralist, argëtues dhe informues.[2]

Televizioni u themelua nga sipërmarrësi Dritan Hoxha dhe që prej vdekjes së tij në vitin 2008 është nën drejtimin e familjes së tij.[3][4]

Historia

Top Channel u themelua më 2000, 30 korrik 2001 nga Dritan Hoxha, presidenti i ndjerë i grupit mediatik Top Media. Që në fillim, televizioni synoi të ofronte përmbajtje në tri fusha kryesore: informim, argëtim dhe edukim.

Transmetimet nisën më 20 dhjetor 2001. Gjatë viteve në vijim, Top Channel zgjeroi gamën e programeve dhe mbulimin e sinjalit. Më 15 shtator 2003, Top Channel arriti mbulim kombëtar në Shqipëri. Më pas, transmetimi u shtri edhe në disa vende të Evropës përmes satelitit Eutelsat_W2.

Më 15 dhjetor 2004, sinjali i tij u shpërnda përmes platformës DigitAlb. Më 15 gusht 2005, transmetimi u shtri edhe në Amerikën e Veriut, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.[2]

Në mars 2006, Top Channel hapi zyra në Kosovë. Në qershor 2008, u hap një zyrë tjetër në Shkup.

Më 10 maj 2009, Top Channel nisi transmetimet në teknologjinë HD, me finalen e festivalit "Top Fest 6". Në vitin 2012, kaloi në transmetim në formatin Full HD (16:9). Në të njëjtin vit, në platformën DigitAlb u lançua një kanal i ri. Ky kanal funksionoi deri në vitet 2018–2019, kur u përmirësua në standardin 1080p.

Top Channel ka përfshirë programe të ndryshme të lajmeve, argëtimit dhe edukimit. Ai ka mbuluar ngjarje të rëndësishme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit. Gjithashtu, ka realizuar transmetime të drejtpërdrejta dhe edicione speciale për ngjarje të ndryshme.

Më 28 dhjetor 2023, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i akordoi Dritan Hoxhës titullin "Mjeshtër i Madh" për kontribut të veçantë në median shqiptare.[5] Në ceremoninë e ndarjes së titullit morën pjesë anëtarë të stafit të Top Media dhe familjarë të Hoxhës.

Programe ndër vite

Patenta ndërkombëtare

Seriale

Shënime dhe referenca

  1. http://top-channel.tv/rreth-top-channel/
  2. https://sq.kingofsat.net/channelhistory.php?ch=2424 Arkivuar 16 maj 2021 tek Wayback Machine
  3. http://top-channel.tv/guida/
  4. http://top-channel.tv/programe/

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ^ cite_ref-1 "Packages: Digit Alb - KingOfSat". en.kingofsat.net (në anglisht). Marrë më 2025-05-29.[lidhje e vdekur]
  2. ^ a b "Rreth Top Channel - Top Channel". top-channel.tv. Marrë më 2025-05-29.
  3. ^ cite_ref-3 "TOP Channel". albania.mom-gmr.org. Marrë më 2024-10-10.
  4. ^ cite_ref-4 "Merr fund saga e gjyqeve për pronësinë e Top Channel, i mbetet përfundimisht familjes Hoxha - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-05-29.
  5. ^ cite_ref-5 "Begaj nderon me titullin "Mjeshtër i Madh" themeluesin e Top Medias, Dritan Hoxhën". NEWSBOMB. 2023-12-28. Marrë më 2025-05-29.
  6. ^ cite_ref-6 "Fiks Fare - Top Channel". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-05-29.
  7. ^ cite_ref-7 "Portokalli - Top Channel". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-05-29.
  8. ^ cite_ref-8 Channel, Top. "Big Brother VIP 4". bigbrothervip.top-channel.tv (në anglisht). Marrë më 2025-05-29.

41°19′23″N 19°49′18″E / 41.322972°N 19.821761°E / 41.322972; 19.821761

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.