Top Channel Films
| Lloji i kompanisë | Private |
|---|---|
| Industria | Kinematografia |
| Themeluar | 2023 |
| Selia | Tiranë, Shqipëri, , |
Njerëzit kyç | Ledion Liço (Drejtor ekzekutiv) |
| Produktet | Filma dhe distribuim titujsh ndërkombëtarë |
| Services |
|
| Owner | Top Media |
| Parent | Top Channel |
| Website | films.top-channel.tv |
Top Channel Films është një kompani shqiptare e prodhimit dhe shpërndarjes së filmave, që vepron si dega filmike e Top Channel. Ajo operon si pjesë e Top Medias dhe u formua në 2023.[1] Kompania bëri nam me filmin e vet të parë, Në Kuadër të Dashurisë, që korri sukses të madh financiar.[2][3] Drejtor ekzekutiv i kompanisë është Ledion Liço, gjithashtu dhe drejtori i artit dhe i inovacionit i Top Channel.
Historia
Top Channel Films është krijuar në vitin 2023 si një hap i ri i Top Channel në fushën e kinemasë.[4] Disa prej filmave të shfaqur dhe të shpërndarë përmes platformës përfshijnë Reality, Në Kuadër të Dashurisë, Legjenda e Bastunit, Guxim dhe 5 Herë Jo.[1] Këto filma janë vënë në dispozicion të publikut në kinema, në platformat e transmetimit digjital si Digitalb, Amazon, Apple TV, Google Play, si dhe në kanalin zyrtar të YouTube të Top Channel.
Platforma dhe shpërndarja
Top Channel Films vepron në dy drejtime kryesore:
- prodhimin dhe shpërndarjen e filmave shqiptarë,
- promovimin dhe distribuimin e titujve ndërkombëtarë.
Filmat e saj janë të aksesueshëm përmes kinemave vendase, platformave të transmetimit online dhe rrjeteve të mediave sociale të Top Channel.[1]
Filmografia
Prodhime origjinale
- Në Kuadër të Dashurisë (2023)
- Guxim (2024)
- 5 Herë Jo (2024)
- Reality (në prodhim e sipër)
Prodhime të jashtme
- Legjenda e Bastunit (2022, shpërndarë përmes Top Channel Films në 2024)
Shiko edhe
Referime
- ^ a b c Top Channel Films – faqja zyrtare
- ^ cite_ref-2 K.C. (9 tetor 2023). "Nuk është në Holliwood, por Pallati i Kongreseve. Premiera e filmit "Në kuadër të dashurisë"!". dritare.net. Marrë më 18 gusht 2025.
- ^ cite_ref-3 "Filmi ku luan Luiz Ejlli në Netflix, ia çfarë thotë producenti". Gazeta Express. 10 tetor 2023. Marrë më 18 gusht 2025.
- ^ cite_ref-topchannel_4-0 Top Channel – seksioni Kinema
Lidhje të jashtme
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.