Windows XP

Windows XP
Pamja e ekranit të Windows XP
DeveloperMicrosoft
OS familyMicrosoft Windows
Source modelBurimi i mbyllur, Burimi i përbashkët[1]
Released to
manufacturing
tetor 25, 2001; 24 vite më parë (2001-October-25)
Latest release5.1 (Build 2600: Service Pack 3) / prill 21, 2008; 18 vite më parë (2008-04-21)[2]
Update methodWindows Update
Windows Server Update Services (WSUS)
System Center Configuration Manager (SCCM)
Supported platformsIA-32, x86-64 dhe Itanium
Kernel typeHibrid
LicensePronësi, softuer komercial
Preceded byWindows Me dhe Windows 2000
Succeeded byWindows Vista
Official websitemicrosoft.com/windows-xp
Support status
Mbështetja kryesore Përfundoi më 14 prill 2009
Mbështetje e zgjeruar Mbështetja e zgjeruar përfundoi më 8 prill 2014 për Windows XP me Service Pack 3 dhe Windows XP x64 Edition me Service Pack 2
Ulja e mbështetjes I disponueshëm deri në fund të ciklit të jetës Windows 7[3]
Articles in the series

Windows XP është një familje e sistemeve operative 32 dhe 64 bit, e cila prodhohet nga Microsoft për PC (Kompjuterët Personalë). Në grupin e kompjuterëve që përdorin Windows XP janë desktopët, laptopët dhe kompjuterat Media Center. Emri "XP" nënkupton fjalën eXPerience - përvojë. Windows XP është pasardhës si i Windows 2000 Professional dhe i Windows Millennium (ME) dhe është versioni i parë i një sistemi operativ për përdoruesit e thjeshtë që ka hedhur në treg Microsoft që mbështetet në kernelin dhe arkitekturën e Windows NT (versioni 5.1). Windows XP doli për herë të parë në 25 tetor 2001 dhe brenda janarit 2006 kishte 400 milionë kopje të tij në përdorim, e gjitha kjo sipas vlerësimeve të specialistëve të tregut amerikanë. Ajo u pasua nga Windows Vista, e cila doli për përdoruesit e licencuar në 8 nëntor 2006 dhe për publikun në 30 janar 2007. Shitjet e drejtpërdrejta të XP përfunduan në 30 qershor 2008, por disa kompani po e shesin XP me kompjuterët e tyre deri në 31 janar 2009. Përdoruesit e pasionuar pas XP kanë gjetur dhe një mënyrë për ta mbajtur atë përherë, duke blerë Windows Vista Ultimate ose Business, të cilat kanë në pakon e tyre dhe një kopje të Windows XP.

Edicionet më të përdorshme të XP janë Windows XP Home Edition, e cila i dedikohet përdoruesve shtëpiakë dhe Windows XP Professional, e cila ofron mjete shtesë për përdoruesit profesionistë, serverat dhe për kompjuterët që kanë më tepër se një procesor. Windows XP Media Center Edition shton mundësitë për multimedia, për regjistrimin e shfaqjeve televizive, për të parë filma DVD dhe për të dëgjuar muzikë. Windows XP Tablet PC Edition punon për platformat Tablet PC kurse Windows XP 64-bit punon edhe në procesorët normalë Intel 64-bit edhe në procesorët Intel Itanium 64-bit.

Windows XP njihet për stabilitetin e vet dhe për bashkëveprimin gati total me programet që janë sot në treg.

Gjatë krijimit, punonjësit e Microsoft i vunë emrin e koduar "Whistler", sepse për të bërë ski ata shkonin në lokalitetin Whistler të Kolumbisë Britanike, një nga provincat e Kanadasë.

Referime

  1. ^ cite_ref-1 "Windows Licensing Programs" (në anglisht). Microsoft. Marrë më 21 shtator 2008.
  2. ^ cite_ref-2 http://www.microsoft.com/windows/lifecycle/servicepacks.mspx
  3. ^ cite_ref-Win7toWinXPdowngrade_3-0 Ina Fried (1 korrik 2010). "Microsoft extends Windows XP downgrade rights" (në anglisht). CNN. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2012. Marrë më 6 mars 2012.

Shiko Edhe


Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.